Basketboll

MËSOHET DATA E SUPERKUPËS: RAHOVECI – PRISHTINA

Prishtinë(AsistiOnline) – Është caktuar data e ndeshjes së Superkupës, Rahoveci – Sigal Prishtina.

Federata e Basketbollit të Kosovës ka publikuar datën e zhvillimit të kësaj ndeshje.

Me 24 shtator ndeshja e SuperKupës luhet në Rahovec konkretisht në Palestrën e sapo ndërtuar “Mizahir Isma”.

Emocionet dhe ethet e basketbollit po kthehen përsëri në Kosovë në Platformën më atraktive në vend “Artmotion”.

Komentet janë të mbyllura.