Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
SHTYHET AFATI KALIMTAR NË BASKETBOLLIN KOSOVAR – AsistiOnline
Basketboll

SHTYHET AFATI KALIMTAR NË BASKETBOLLIN KOSOVAR

Prishtinë(AsistiOnline) – Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) sot ka marrë vendim që afati kalimtar për basketbollistë dhe basketbolliste i paraparë të përfundojë më 7 Shtator, të shtyhet për datën 11 Shtator në ora 16:00.

Deri tek kjo shtyrje nga ana e Bordit ka ardhur pas kërkesës së klubeve për shtyrje.

Edicioni i ri në Superligën e Kosovës në basketboll do të fillojë më 28/29 Shtator, ndërsa para fillimit të edicionit në program janë ndeshjet e Superkupës së Kosovës në të dyja konkurrencat.

Superkupa e Kosovës do të zhvillohet në Rahovec më 24 Shtator, ku do të përballen te meshkujt Prishtina – Rahoveci dhe te femrat, Prishtina – Bashkimi.

Komentet janë të mbyllura.