Basketboll

ARGJENTINA SHOKON SERBINË

Prishtinë(AsistiOnline) – Argjentina e ka shkaktuar senzacionin e parë të çerekfinales së Kampionatit Botëror.

Argjentinasit kanë arritur të mposhtin Serbinë me shumë meritë dhe ta kapin gjysmëfinalen e garës, duke e eleminuar Serbinë.

Luis Scola me 20 pikë, Facundo Campazo me 18 pikë si dhe Patricio Garino 15 pikë, ishin më të dalluarit në këtë fitore të Argjentinës.

Tek Serbia s’mjaftuan për fitore, Bogdan Bogdanovic me 21 pikë, Nemanja Bjelica me 18 si dhe Vladimir Lucic me 12 pikë.

Komentet janë të mbyllura.