Basketboll

REAGON LIPJANI: ZYRTARIZON TË HUAJIN E PARË

Prishtinë(AsistiOnline) – Është dashur që të nisë stinori i ri në Superligën tonë dhe Lipjani të pësojë humbje që të reagojë me transfere.

Faqja zyrtare e FBK-së, sot ka njoftuar se ekipi i Lipjanit, ka paraqitur një lojtar të huaj.

“KB.Lipjani ka paraqitur për regjistrim lojtarin ndërkombëtar Simuels Lamonte nga USA. Lojtari i lartëpermendur mund të regjistrohet në FBK dhe të paraqitet për KB.Lipjani pas plotësimit të kritereve në bazë të Rregullores mbi regjistrimin e lojtarëve në FBK”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

AsistiOnline.com ka provuar të gjejë të dhëna për lojtarin në fjalë, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur, sepse lojtari në fjalë nuk figuronte i regjistruar askund.

Komentet janë të mbyllura.