Basketboll

QALLAKU: DO TË LUFTOJMË DERI NË FUND

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri ndër basketbollistët kyç të Rahovecit, Arian Qallaku ka folur para përballjes së parë ndërkombëtare që skuadra e tij e zhvillon sonte.

Basketbollisti i Rahovecit, ka folur për rëndësinë që ka takimi i sontëm.

“Kjo ndeshje për ne është e veçantë, sepse është hera e parë që Rahoveci luan në garat ndërkombëtare. Cluj ka një skuadër shumë të mirë dhe është favorit, por ne nuk do të dorëzohemi dhe do të luftojmë deri në fund. I ftoj të gjithë tifozët tanë që të vijnë në numër sa më të madh që të na ndihmojnë të kemi një paraqitje të mirë”, është shprehur Qallaku për faqen zyrtare të FBK-së.

Ndeshja fillon nga ora 20:30 dhe do të transmetohet ekskluzivisht në Art Motion, derisa ndeshja e kthimit zhvillohet më 9 tetor.

Komentet janë të mbyllura.