Basketboll

KASTRATI MË I DALLUARI NË FITOREN E EKIPIT TË TIJ HUNGAREZ

Prishtinë(AsistiOnline) – Performancë të shkëlqyer me ekipin e tij hungarez, Egis Kormend ka pasur basketbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Erjon Kastrati.

Kastrati që sivjet u transferua tek skuadra hungareze dhe njëherazit edhe kampione aktuale e shtetit në fjalë, ka qenë pothuajse lojtari më i dalluar në radhë e ekipit të tij.

Ai ka realizuar 15 pikë, 2 asistime dhe 2 kërcime për 24 minuta lojë, në fitoren e dytë radhazi të Kormendit, ndaj Oroszlany 84-63.

Të kujtojmë se Kastrati tek ekipi hungarez e ka gjetur ish-trajnerin e Sigal Prishtinës, gjermanin Matthias Zollner.

Komentet janë të mbyllura.