Basketboll

RAHOVECI SOT ZHVILLON NDESHJEN KTHYESE NDAJ CLUJIT

Sot nga ora 18:00 do të zhvillohet ndeshja e kthimit në kualifikimet e FIBA Europe Cup ndërmjet Cluj dhe Rahovecit.

Takimi i parë në Rahovec kishte përfunduar me fitoren e rumunëve 73:98 dhe Vreshtarët do të mundohen të bëjnë një paraqitje sa më të mirë, pasi kualifikimi është një mision i pamundur, duke marrë parasysh se Cluj ka buxhet shumë më të madh dhe më shumë përvojë në garat ndërkombëtare.

Përkundër humbjes në sfidën e parë, Rahoveci bëri një paraqitje të mirë, pasi ishte edhe ndeshja e parë në arenën ndërkombëtare.

Sfida ishte historike dhe tifozët krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme.

Rahoveci do të mundohet të bëjë një paraqitje sa më të mirë dhe të largohet me kokën lartë nga këto gara.

 

Komentet janë të mbyllura.