Basketboll

DËNIME TË ASHPËRA NGA XHIRO E TETË E SUPERLIGËS

Prishtinë (AsistiOnline) – Federata e Basketbollit të Kosovës nëpërmjet informatorit të saj, ka publikuar dënimet nga xhiro e tetë e Superligës së Kosovës.

Komesari i garave, ka qenë shumë strikt në shpërndajen e dënimeve, sidomos për skuadrat të Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit dhe për të cilat ka shqiptuar dënime të rënda.

Por, dënime ka pasur edhe për Prishtinën. Ndërsa, trajneri i kryeqytetasve Bujar Loci është dënuar me para në vlerë 300 euro.

Vendimet komplete janë këto:

1.Stive Clark ( KB.Bashkimi) Konform Nenit 50.1 tePG denohet me 100 euro.
2.KB.Bashkimi , Konform Nenit 49.3 te PG denohet me 600 euro.
3.Bujar Loci ( KB.Sigal Prishtina) Konform Nenit 50.2 te PG denohet me 300 euro.
4.KB.Golden Eagle Ylli , Konform Nenit 48.14.1 denohet me 600 euro.Denim I përsëritur.

Komentet janë të mbyllura.