Basketboll

VAZHDON FORMA E MIRË E BASHKIMIT, TRIUMFOJNË EDHE NË LIPJAN

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra prizrenase, Bashkimi po vazhdon me formën e mirë në stinorin e ri të elitës kosovare.

Nën-regjinë e , kanë triumfuar në udhëtim tek Lipjani, duke fituar me rezultat të përgjithshëm.

Se Bashkimi kishte udhëtuar në Lipjan vetëm për fitore, tregon fakti se prizrenasit në tre çerekët e parë udhëhoqën në rezultat(17-23, 19-29, 18-19), duke pësuar vetëm në të fundin(24-15) dhe në fund, arritën deri tek fitorja pa ndonjë problem.

Tek Bashkimi në fitore sonte spikatën, Corey Ross e Terik Brigdeman me nga 20 pikë secili, përderisa u dalluan edhe Stevie Clark me 19 pikë e Elvan Iljazi me 14 sosh.

Tek Lipjani sonte pikë dyshfirore realizuan vetëm tre amerikanët e skuadrës, Stuckey(28), Simuels(25) e Jenkins(16).

Kjo sonte ishte fitorja e 7-të e Bashkimit krahas 2 disfatave që tash zë pozitën e 2-të në tabelë. Në anën tjetër, Lipjani pëson edhe disfatën e 9-të nga po aq ndeshje të zhvilluara dhe mbetet në vendin e fundit.

Komentet janë të mbyllura.