Basketboll

FBK-JA EMËRON PËRZGJEDHËSIT E PËRFAQËSUESEVE TË REJA TË KOSOVËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme, Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur në Prishtinë ka shqyrtuar disa çështje aktuale në basketbollin kosovar dhe ndër të tjera ka marrë disa vendime.

Njëra ndër këto vendime, është edhe emërimi i përzgjedhësve të Përfaqësueseve të Reja të Kosovës.

Përzgjedhës i Kosovës U20 në konkurrencën e meshkujve është emëruar Mark Rodiqi, derisa i Kosovës U18 tek meshkujt do të jetë Bekim Maxhuni, kurse Dritëro Sefaja është emëruar përzgjedhës i Kosovës U16 te meshkujt.
Trajneri i Bashkimit në konkurrencën e femrave, Furkan Saglik është emëruar përzgjedhës i Kosovës U20 (femrat), derisa Edin Kërveshi do të jetë përzgjedhës i Kosovës U16 (femrat).
Gjatë ditëve në vijim përzgjedhësit e zgjedhur në bashkëpunim me drejtorin e Përfaqësueseve, Granit Rugova do të zgjedhin edhe ndihmësit te secila kategori.
Gjatë verës së ardhshme, Kosova do të prezantohet me pesë Përfaqësuese tek kategoritë e reja.
Kosova U20 (M) do të marrë pjesë në FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizioni B në Tbilisi të Gjeorgjisë prej 10 deri më 19 Korrik 2020.
Kosova U18 (M) do të garojë në FIBA U18 Kampionatin Evropian, Divizioni B që do të mbahet në Oradea të Rumanisë prej 24 Korrik deri më 2 Gusht 2020.
Kosova U16 (M) do të garojë në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni C në Prishtinë prej 12 deri më 19 Korrik 2020.
Ndërkaq në konkurrencën e femrave, Kosova do të marrë pjesë me dy ekipe, U16 dhe U20, si dhe në të dyja në Divizione B.
Kosova U16 do të garojë në FIBA U16 Kampionatin Evropian, Divizioni B që do të organizohet prej 17 deri më 26 Korrik 2020 në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës.
Kosova U20 do të marrë pjesë në FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizioni B në Ramat Gan të Izraelit prej 8 deri më 16 Gusht 2020.

Mark Rodiqi – Kosova U20 (Meshkujt)

Bekim Maxhuni – Kosova U18 (Meshkujt)

Dritëro Sefaja – Kosova U16 (Meshkujt)

Furkan Sagklik – Kosova U20 (Femrat)

Edin Kërveshi – Kosova U16 (Femrat).

Komentet janë të mbyllura.