Basketboll

NË HAPJE TË XHIROS, VENDI I FUNDIT PRET TË PARIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme pritet të startoj xhiro e 12-të e elitës së basketbollit kosovar.

Takimi hapës, do të jetë ai në mes të Lipjanit dhe Rahovecit, skuadra me ambicie krejtësisht të kundërta sivjet.

Lipjanit që ndodhet në vendin e fundit dhe Rahovecit që është lider me 19 pikë, lipjanasit kanë dhjetë pikë dhe ende nuk kanë shënuar fitore në elitë këtë edicion. Përderisa, Rahoveci ka nëntë fitore e një disfatë.

Padyshim që pritet të jetë një duel tejet interesant, me të dyja skuadrat që synojnë fitore, ndërsa ndeshja nisë në ora 17:00 dhe transmetohet në Platformën më atraktive në vendin tonë “Art Motion”.

Si çdoherë rezultatin me koshashënuesit kryesorë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjeve, mund ti gjeni ekskluzivisht dhe në kohë reale në AsistiOnline.com

 

Komentet janë të mbyllura.