Basketboll

CLIPPERS NDALEN NË CHICAGO

Prishtinë(AsistiOnline) – Seria prej katër fitoreve radhazi e skuadrës së LA Clippers, është prishur nga Chicago Bulls.

Këta të fundit në “United Center”, në njërën prej ndeshjeve më interesante të mbrëmjes, kanë mposhtur skuadrën e Clippers me rezultat të ngushtë 109-106.

Fluturuesi nga Washingtoni, Zach Lavine me 31 pikë, si dhe Thaddeus Young me 17 pikë, ishin lojtarët që u dalluan në këtë fitore të madhe të Bulls.

Tek Clippers s’mjaftuan për triumf, Harrell me 30 pikë e George me 27 sosh.

Komentet janë të mbyllura.