Basketboll

ZYRTARE: ARIAN MEMETI DO TA PËRMBYLL SEZONIN 2019/2020 TEK KJO SKUADËR

Prishtinë(AsistiOnline) – Fluturuesi gjilanas, Arian Memeti gjatë verës së kaluar u transferua tek Sigal Prishtina nga Lipjani dhe gjatë sezonin vjeshtor arriti me hapa të sigurtë ta fitojë munutazhen e mjaftueshme për të dëshmuar vlerat e tij.

Ditëve të fundit dolën në sipërfaqe disa zëra që Mememi do të largohet nga Sigal Prishtina pasi nuk është i kënqur me minutazhën në skuadër.

Asistonline.com kontaktoi Memetin i cili përgenjështroi të gjitha këto spekulime duke theksuar se ai do ta respektojë kontratën e tij me Sigal Prishtinën deri në fund.

Kujtojmë që kontrata e Arian Memetit me Sigal Prishtinën është valide deri në mbyllje të sezonit aktual./Asistionline.com.

Komentet janë të mbyllura.