Basketboll

ÇKA NDRYSHOI TEK TREPÇA NË AFATIN E JANARIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Afati kalimtar i transfereve për pranverë në basketbollin kosovar, përfundoi sot.

AsistiOnline.com ju sjellë ndryshimet që e përcollën skuadrën e Trepçës në janar, ku nga ekipi u larguan disa lojtarë.

Ndërsa u transferuan 4 lojtarë dhe ju sjellim profilin e tyre:

Joe Burton që luan në pozitat 2-3 i gjatë 1.98cm. Burton së fundi u paraqit me skuadrën Valpo nga SHBA-të dhe në pranverë do ti mbrojë ngjyrat e Trepçës.

Laron Smith luan në pozitën e qendrës, i gjatë 2.04cm. Smith në vjeshtë u paraqit me ekipin BC Lulea nga elita suedeze.

Musial Gjysma luan në pozitën e alo-qendrës, i gjatë 200cm. Gjysma në vitin e kaluar u paraqit me ekipin Memphis nga S-League nga SHBA-të, të dhëna statistikore të lojtarit nuk figurojnë.

Dhe mitrovicasit kanë transferuar në skuadër edhe Alante Fennerin nga Golden Eagle Ylli.

Komentet janë të mbyllura.