Basketboll

LIPJANI: SHUMË PËRFORCIME, POR PAK SHPRESA

(AsistiOnline) – Lipjani dhe pse e pati në radhët e veta lojtarin më efikas në sezonin vjeshtor, Demarkus Stuckey i cili kishte mesatare për ndeshje prej 26 pikëve e 6, 9 asistime për ndeshje nuk arriti asnjë fitore të vetme gjatë sezonit vjeshtor ku nga 16 ndeshje të zhvilluara pësoi po aq herë. E udhëhequr nga Pajazit Ulluri Lipjani në sezonin pranveror do të tentojë të bëjë paraqitje më të mira edhe pse do të jetë shumë e vështirë për të mos thënë i pamundur shpëtimi nga rënja në Ligën e Parë.

Lipjani në afatit kalimtar të dimrit ka regjistruar 4 basketbollistë. Si përforcime në sezonin e ri tek Lipjani janë ofruar Joshua Demario Boutte, Ëarren Di Shaun Ëinston, Drin Rexha dhe Emmanuel Edcyn Sullivan.

Komentet janë të mbyllura.