Basketboll

XHIRO HAPËSE E PRANVERËS MBYLLET NË PRIZREN

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme me një ndeshje interesante përfundon xhiro  e 19-të në elitën e basketbollit kosovar.

Bëhet fjalë për sfidën që zhvillohet mes Bashkimit dhe Lipjanit. Prizrenasit kanë grumbulluar 27 pikë në stinorin vjeshtor, derisa lipjanasit kanë 16 pikë, apo 16 humbje në 16 ndeshje të zhvilluara.

Ndeshja nisë në ora 19:00 dhe transmetohet në Platformën më atraktive në vendin tonë “Art Motion”.

Si çdoherë rezultatin me koshashënuesit kryesorë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjeve, mund ti gjeni ekskluzivisht dhe në kohë reale në AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.