Basketboll

ZYRTARE: PEJA PËRFORCOHET ME NJË BASKETBOLLIST SHUMË CILËSOR NGA SUPERLIGA POLAKE

Prishtinë(AsistiOnline) – Përkundër se afati kalimtar i transfereve në basketbollin e Kosovës ështën mbyllur, si duket kjo nuk po vlen për skuadrën e Pejës.

Kjo pasiqë klubi pejan ka arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan, Brett Prahl.

Prahl luan në pozitën e qendrës me një gjatësi prej 206cm, njihet për lojën e shpejtë dhe pritet tu ndihmojë pejanëve shumë në pozitën ku kanë mangësi të theksuar.

Për një vit e gjysmë, Prahl luante me shumë sukses tek skuadra elitare polake, “Polpharma” dhe këtë stinor(vjeshtë) kishte një mesatare prej 11.3 pikë, 6.1 kërcime e 0.6 asiste për ndeshje. Ndërsa në Evropë erdhi nga kolegji “Milwaukee” i NCAA.

 

Komentet janë të mbyllura.