Basketboll

KAPITENI I TREPÇËS: KUNDËRSHTARI FAVORIT, POR DO LUFTOJMË DERI NË SEKONDËN E FUNDIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Kapiteni i skuadrës së Trepçës, Valdrin Haxhiu është shprehur optimist për sfidën e parë të “FINAL 8” të Kupës së Kosovës, që ekipi i tij e luan sonte.

Në një prononcim për AsistiOnline.com, kapiteni i mitrovicasve, ka folur në lidhje me përgatitjet dhe synimet që ka skuadra e tij, para nisjes së këtij turneu, që Trepça mëton edhe ta fitojë.

“Pas lojës me Prishtinës nuk kemi pasur dy ditë për tu përgatitur për lojën e Kupës, por prapë mendoj që jemi përgatitur që të tregojmë lojë të fortë edhe pse nuk jemi të komponuar në nivel të kënaqshëm. Normal që për ekipin tonë që sivjet jemi larg qëllimit për kampion, atëherë na mbetet lufta për Kupë që është menyra jonë e vetme për ndonjë trofe duke ditur pozitën në garat e kampionatit. Duke ditur performancë e gjitha ekipeve gjatë kampionatit, kjo garë e Kupës behet e pa paparashikueshme duke ditur që secili mund ta mposhtë secilin. Ne lojën e parë e kemi me nikoqirin dhe për momentin ata janë favoritë, mirëpo ndeshjet e Kupës, janë ndryshe nga ndeshjet e kampionatit dhe përvoja mendoj që është tek ne edhe pse Rahoveci është favorit. Prandaj edhe njëherë e cek që synimi jonë është që të hyjmë në lojë maksimalisht duke luftuar deri në sekondën e fundit e më pas le të fitojë më i miri”, u shpreh Haxhiu.

Trepça sonte zhvillon ndeshjen e parë në kuadër të “FINAL 8” për Kupën e Kosovës, kundër Rahovecit. Ndeshja nisë në ora 19:00 dhe transmetohet në Platformën më atraktive dhe ekskluzive në vendin tonë “Art Motion”.

Komentet janë të mbyllura.