Basketboll

BOSTONI E NISË ME FITORE, GJYSMËFINALEN E LINDJES

Prishtinë(AsistiOnline) – Boston Celtics e kanë nisur me fitore të thellë, serinë e ndeshjeve gjysmëfinale të Konferencës Lindore në NBA.

Celtics në ndeshjen e parë ndaj kampionëve aktualë të garës, kanë arritur fitore të thellë dhe më të lehtë, se që është pritur me shifrat e përgjithshme të sfidës, 94-112.

Dy basketbollistët kryesorë që spikatën në këtë fitore të Celtics ishin, Marcus Smart e Jayson Tatum me nga 21 pikë secili, por u dallua edhe Jaylen Brown me 17 sosh.

Tek Raptors s’mjaftuan për triumf,  Kyle Lowry me 17 pikë, 6 asiste dhe 7 kërcime, por as Serge Ibaka me 17 pikë e 9 kërcime.

Me këtë fitore, Bostoni e merr avantazhin e serisë finale ndaj Raptors në 1-0 dhe ndeshja e radhës mes skuadrave luhet më 1 shtator.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.