Basketboll

CLIPPERS ELIMINOJNË DALLASIN, ARRIJNË GJYSMËFINALEN E PERËNDIMIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Los Angeles Clippers janë bërë skuadra e dytë nga Konferenca Perëndimore e NBA-së, që kanë arritur gjysmëfinalen e play off-it të garës sivjet.

Clippers kanë mposhtur ekipin e Dallas Mavericks mbrëmë, 97-111, për tu plasuar në gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore. Ndërsa për Dallasin, kjo humbje ishte eliminim nga gara e play off-it dhe në fakt e pritur, për faktin se ekipi i trajnerit Carlisle, në këtë takim luajti pa yllin e skuadrës Kristaps Porzingis dhe ishte evidente që do ta kishin të vështirë ndaj një ekipi si Clippers.

Tek ekipi i Doc Rivers në këtë fitore me vlerë-kualifikimi spikati, Kawhi Leonard me double, double 33 pikë, 14 kërcime, 7 asiste, por u dalluan edhe Zubac e George që shtuan nga 15 pikë secili.

Tek Dallasi s’mjaftoi performanca fenomenale e sllovenit, Luka Donçiç(38 pikë, 9 asiste, 9 kërcime) i cili shkëlqeu sivjet në NBA, por që s’e kishte ndihmën e duhur të bashkëlojtarëve për suksese.

Me këtë fitore dhe seri të përgjithshme prej 4-2, LA Clippers u kualifikuan në gjysmëfinale të Lindjes dhe për kundërshtar e presin fituesin e duelit, Utah Jazz-Denver Nuggets.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=wn_mpOuKx80

Komentet janë të mbyllura.