Basketboll

DUELI I DY SKUADRAVE QË SYNOJNË KREUN

Prishtinë(AsistiOnline) – Përballja e dytë e xhiros së tretë në Superligën e Kosovës, zhvendoset në ”Sezai Surroi” të Prizrenit me një duel tejet interesant.

Ponte Prizreni e prirë nga trajneri karizmatik, Arbnor Rifati e pret në shtëpi, lideren e tabelës, Pejën e cila ende nuk di për humbje në këtë stinor të elitës sonë.

Ponte Prizreni-Peja është një takim shumë interesant, ku prizrenasit deri tani kanë një fitore dhe një humbje në këtë edicion, duke synuar që sot ta arrijnë fitoren e tretë, kurse pejanët dy fitore nga dy ndeshje dhe do të mundohen të vazhdojnë ecurinë pozitive.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat, zyrtarët e ndeshjes dhe përfaqësuesit e FBK-së, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të transmetohet në platformën ArtMotion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ta gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Java 3

E mërkurë

19:00 Ponte Prizreni – Peja.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.