Basketboll

EFESI FITON DERBIN E MBRËMJES NË EUROLIGË

Prishtinë(AsistiOnline) – Anadolu Efesi e ka fituar përballjen kryesore të mbrëmjes në Euroligë.

Turqit nga Stambolli, kanë triumfuar në udhëtimin e tyre të vështirë në Athinë, ndaj një kundërshtari të vështirë, sikurse Panathinaikosi me rezultat të ngushtë, 77-80.

Vasilije Micic me 33 pikë e Krunsolav Simon me 12 sosh, ishin dy lojtarët më të dalluar të Efesit sonte.

Tek Panathinaikosi s’mjaftuan për fitore, Mack me 18 pikë e Papagiannis me 16 sosh.

Me këtë fitore, Efesi futet në zonën play off, ndërsa Panathinaikosi mbetet kah fundi i tabelës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.