Basketboll

ISH-YLLI I PEJËS, TRANSFEROHET TE PRISHTINA

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra më e trofeshme në basketbollin e Kosovës, Sigal Prishtina e ka bërë një prej transfereve më cilësore në merkaton dimërore.

Kryeqytetasit kanë transferuar në radhët e veta, fundorin amerikan, Nigel Johnson i cili stinorin e kaluar luajti te skuadra tjetër kosovare, Peja.

Johnson që luan në pozitën e fundorit, stinorin e kaluar me Pejën në 9 ndeshje të zhvilluara luajti me mesatare fantastike prej, 19.1 pikëve, 5.0 asisteve, 4.6 kërcimeve e 1.8 vjedhje të topave për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.