Basketboll

DAVIS ME 37 PIKË, UDHËHEQ LAKERSAT DREJT FITORES SË RADHËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Kampionët aktualë të NBA-së, LA Lakers po vazhdojnë me formën e lartë të fitoreve edhe sivjet.

Në mesnatën që po e lëmë pas, skuadra e drejtuar nga Frank Vogel ka mposhtur Chicago Bullsat me rezultatin final të ndeshjes, 90-101.

Me këtë triumf, skuadra e Lakers vazhdon të mbetet e pamposhtur në ndeshjet, SI MYSAFIRE.

Anthony Davis ishte i jashtëzakonshëm në këtë fitore për Lakers me plotë 37 pikë, përderisa e arriti shifrën e 13 mijë pikëve në total në karrierën e tij. Ndërsa në këtë fitore, ai u ndihmua edhe nga LeBron James që realizoi 17 pikë.

Tek Bulls me lojë të mirë u dalluan, Zach LaVine me 21 pikë e 10 kërcime, si dhe Coby White me 14 pikë.

Lakers tash kanë 13 fitore dhe 4 humbje. Ndërsa, Bulls me 7 fitore dhe 9 humbje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.