Basketboll

MACK DIKUR ISHTE BASHKËLOJTAR ME YLLIN AKTUAL TË NBA-SË

Prishtinë(AsistiOnline) – Transferi i ri i Sigal Prishtinës, Tevin Mack, për të cilin AsistiOnline.com ju njoftoi ekskluzivisht se ka arritur marrëveshje me kryeqytetasit, ka qenë bashkëlojtar me një lojtar aktual të NBA-së.

Mack gjatë stinorit 2016/17, ka qenë bashkëlojtar tek kolegji, ”Texas Longhorns” me yllin aktual të NBA-së, Jarrett Allen i cili aktualisht po luan te skuadra e Cleveland Cavaliers, transmeton AsistiOnline.com

Atë botë, lojtari i ri i Prishtinës kishte mesatare prej, 14.8 pikëve, 4.8 kërcimeve dhe 0.8 asisteve, ndërsa Allen kishte mesatare pak më të ulët me 13.4 pikë e 8.4 kërcime për ndeshje.

Menjëherë pas përfundimit të sezonit 16/17, ku Mack e Allen kishin luajtur së bashku, ky i fundit ishte draftuar në NBA, si zgjedhja e 22-të e përgjithshme në draftin e 2017-tës, nga skuadra e njohur, Brooklyn Nets.

Allen ishte 19 vjeç, kur bëri debutimin e tij në NBA më 20 tetor të 2017-tës, duke u bërë lojtari i dytë më i ri që ka shkelur në fushë për Nets, pas Derrick Favors. Ndeshjen e tij të parë në NBA, Allen e kishte përfunduar me 9 pikë, 2 kërcime dhe 1 bllokadë.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.