Basketboll

MH PRISHTINA ARRIN EDHE NJË FITORE TË THELLË

Prishtinë(AsistiOnline) – Marigona Hill Prishtina e ka vazhduar edhe këtë xhiro, formën e mirë në Ligën e parë duke mposhtur kësaj radhe Megasportin.

Prishtinasit kanë triumfuar si vendas ndaj Megasportit nga Prizreni me shifrat e thella, 80-58.

Tre basketbollistë arritën pikë dyshifrore në fitoren e klubit të drejtuar nga Dritëro Sefaja: Eliot Peci(25), Drilon Shala double-double(19pk, 16krc), si dhe Ilir Hasani(10).

Te Megasporti me lojë të mirë u veçuan, Ensar Muriqi me 21 pikë e Ardit Osmani me 12 sosh.

Pas xhiros së 12-të, As Prishtina pozicionohet e 4-ta me 20 pikë, 8 fitore e 4 humbje. Ndërsa, Megasporti mbetet i 7-ti me 16 pikë, 4 fitore e 8 humbje.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.