Basketboll

PEJA KONFIRMON DISA MUNGESA PËRBALLË PRISHTINËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Prishtina dhe Peja ballafaqohen sonte në njërën prej ndeshjeve më interesante të xhiros së 22të në Superligën e Kosovës.

Në këtë ndeshje, Peja do të drejtohet nga trajneri i ri Dragan Radoviç i cili megjithatë nuk do të mund të llogarisë në komplet lojtarët që ka nën-kontrata Peja.

Vetë skuadra pejane ka njoftuar për mungesat të cilat do ti ketë në përballje me Prishtinën, ”Në formacion sonte vazhdon të mungojë, Dardan Berisha i cili është duke tejkaluar lëndimin, dhe Lis Shohi i cili sipas të gjitha gjasave do të jetë gati nga ndeshja tjetër”.

Por cilët nga lojtarët e huaj do të paraqiten për Pejën sonte? ”Nga lojtarët e huaj sonte paraqiten Walters, Dandy dhe Cartwright në vend të Dixon me të cilin kemi ndarë rrugët”, thotë njoftimi i pejanëve.

Ndeshja do të nisë nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Platformën më ekskluzive në vend, Art Motion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.