Basketboll

FINALISTËT E KUPËS, MASIN FORCAT SOT NË SUPERLIGË

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme do të vazhdojë me xhiron e rradhës, Superliga e Kosovës në Basketboll tek konkurenca e meshkujve.

Takimi i parë do të zhvillohet ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës, një duel shumë interesant. Këto dy skuadra u takuan edhe në finale të Kupës, ku triumfuan prishtinasit. Por, në elitën e basketbollit, therandasit ndodhen në pozitën e dytë, kurse bardhekaltrit në vendin e shtatë. Ylli ka grumbulluar 39 pikë, gjashtë më shumë se Prishtina.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Platformën më ekskluzive në vend, Art Motion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Superliga – Java 25

E shtunë

17:00 Golden Eagle Ylli – Prishtina.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.