Basketboll

53 PIKË PËR TATUM, BOSTONI FITON PAS VAZHDIMEVE!

Prishtinë(AsistiOnline) – Boston Celtics e kanë fituar përballjen maratonike ndaj Minnesotas dhe atë me një performancë magjike të Jayson Tatum.

Në fakt koha e rregullt e ndeshjes u mbyll baraz 124-124 por që në vazhdime, ekipi i Brad Stevens u tregua më i koncentruar dhe e fitoi ndeshjen me rezultat 145-136.

Jayson Tatum shkëlqeu në këtë ndeshje me double-double, 53 pikë, 10 kërcime e 4 asiste i ndihmuar edhe nga Jaylen Brown me 26 pikë.

Te Minnesota s’mjaftoi për fitore i zakonshmi Karl Anthony Towns me 30 pikë e 12 kërcime.

Aktualisht, Celtics gjenden të 7-tit në Lindje me 27 fitore e 26 humbje. Ndërsa, Minessota si skuadra e fundit në Perëndim me 13 fitore e 40 humbje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.