Basketboll

MBYLLET DITA E PARË E EUROBASKETIT TE FEMRAT, SHUMË BEFASI POR EDHE FITORE TË FAVORITEVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme janë zhvilluar ndeshjet e para të Eurobasketit për femra i cili sivjet do të mbahet në Spanjë dhe Francë.

Në ditën e parë kishte shumë befasi, por edhe fitore të skuadrave favorite.

Në grupin A, Suedia mposhti Sllovakinë me rezultat 74-57, përderisa Spanja u befasua nga Bjellorusia duke u mposhtur 53-51.

Në grupin B, Mali i Zi e mposhti bindshëm Greqinë 70-55, ndërsa ndeshja e cila ishte edhe më interesantja e ditës, Serbia mposhti pas vazhdimeve Italinë 86-81.

Në grupin C, Bosnje Hercegovina e befasoi, duke e mposhtur bindshëm Belgjikën 70-55. Ndërsa, Sllovenia e mposhti Turqinë 72-47.

Dhe në grupin D, Rusia e mposhti ngushtë Çekinë 73-69 e Franca e demoloi Kroacinë 105-63.

Nesër zhvillohen ndeshjet e rradhës së fazës grupore.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.