ZYRTARE: OBRADOVIC MERR DREJTIMIN E PARTIZANIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Pas një pushimi një vjeçar, Zeljko Obradovic i rikthehet edhe zyrtarisht basketbollit.
Tridhjetë vjet pasi nisi karrierën e tij të madhe si trajner, Zeljko Obradovic po rikthehet në Partizan duke nënshkruajtur një kontratë tre-vjeçare, njoftoi sot vet ekipi serb.
“Ne jemi të lumtur dhe të kënaqur që Zeljko Obradovic është kthyer,” tha presidenti i klubit Ostoja Mijailovic, “Unë besoj se asnjë fjalë nuk mund të jetë e mjaftueshme për të përshkruar se çfarë do të thotë kthimi i tij për Partizanin. Ne do të diskutojmë më shumë detaje në konferencën për shtyp. Kemi një punë të madhe para nesh”.
Obradovic, 61 vjeç u largua nga Fenerbahçe një vit më parë dhe Partizani është puna e tij e parë pas asaj pauze
Përpos ligës serbe, Obradovic do të drejtojë Partizanin edhe në EuroCup këtë sezon, për të kërkuar një vend në Euroligë për vitet në vijim.
Nëntë herë kampioni i Euroligës dhe tre herë trajneri i vitit në Euroligë, më parë ka qenë trajner kryesor në Badalona, Real Madrid, Benetton Treviso dhe Panathinaikos Fener dhe tash Partizan.
Mediat serbe kanë shkruajtur sot, se Partizani planifikon ta prezantojë atë përmes një konference shtypi të hënën, 28 qershor.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.