Basketboll

ZYRTARE: ISH-TRAJNERI I CIBONËS, MERR DREJTIMIN E PRISHTINËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra më e trofeshme në basketbollin e Kosovës, Sigal Prishtina duket se e ka nisur shumë seriozisht riorganizimin për edicionin e ri.

Kryeqytetasit kanë njoftuar çaste më parë, se kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me teknikun kroat, Ante Nazor për ta drejtuar ekipin në rolin e kryetrajnerit.

Kroati 42 vjeçar ka një karrierë të bujshme në zejen e trajnerit, ku ka udhëhequr skuadra të mëdha dhe gjithashtu ka arritur shumë suksese.

Ndihmës trajner dhe Kryetrajner i Kombëtarës së Kroacisë për kategoritë e reja.

Kryetrajner i skuadrave të famshme si, Zadar, Cibona, Split, MZT Skopje dhe ZTE.

Sukseset e tij si trajner janë, Kampion i Superligës së Maqedonisë së Veriut, Medalist i Artë i FIBA U-16 me Kroacinë, Medalist i Argjendtë me Kroacinë U-18 dhe U-19, dhe dy herë i Bronztë me kategoritë e lart përmendura.

Ai gjithashtu ishte pjesëmarrës në ABA League.

Skuadra e Prishtinës në edicionin e ri pritet të jetë njëra prej klubeve favorite për trofe.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.