HISTORIKE: PRIZRENI 16 FITON SUPERKUPËN E KOSOVËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Ponte Prizreni është fitues i Superkupës së Kosovës për këtë edicion.
Skuadra prizrenase ka arritur të mposht Trepçën në një finale shumë interesante me rezultat përfundimtar 90-81.
Rrjedha e ndeshjes ishte tepër e ngushtë me Prizrenin që fitoi ngushtë dy periodat e para (22-19, 24-16) dhe shkoi në pushim me avantazh 46-35.
Në pjesën e dytë, Trepça u rikthye fuqishëm në lojë në çerekun e tretë duke e fituar atë 15-24, por Prizreni nuk lejoi më shumë sepse u përvish dhe arriti ta fitojë periodën vendimtare 29-22, duke iu gëzuar krejtësisht trofeut.
Arti Hajdari i cili u shpall MVP i finales ishte i pandalshëm në këtë finale me plotë 34 pikë, ndohmuar nga Courtney Fells me 26 e Ivan Koljeviq që shtoi 17 pikë.
Te Trepça ishin të pamjaftueshëm për fitore, Ty Cockfield me 23 pikë, Drilon Hajrizi me 21, Amin Hot me 18 e Samir Zekiqi me 10 sosh.
Me këtë triumf, Prizreni 16 fitoi Superkupën e Kosovës për këtë edicion, me ç’rast ky ishte trofeu i parë në histori të këtij klubi.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.