Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
FITORJA E TRETË RRADHAZI, PRISHTINA MERR HAKUN NDAJ TFT-SË – AsistiOnline
Basketboll

FITORJA E TRETË RRADHAZI, PRISHTINA MERR HAKUN NDAJ TFT-SË

Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina e ka fituar përballjen ndaj TFT-së në kuadër të BIBL-së.

Ekipi kosovar nga kryeqyteti ynë triumfoi në shtëpi ndaj maqedonasve me shifrat finale 80-73.

Ishte kjo një ndeshje jo fortë e lehtë për të besuarit e Ante Nazorit që fituan tri periodat e para(22-18, 20-13, 25-23), derisa ajo e fundit i takoi TFT-së(13-19), por jo mjaftueshëm sa për rikthim e fituesi triumfoi me meritë.

Tre lojtarë arritën pikë dyshifrore në këtë fitore të Prishtinës sonte, Lejson Zeqiri(17), Jan Palokaj(14), Dachon Burke(10), derisa u dalluan edhe Nikolas Tomsick dhe Biram Faye me nga 9 sosh.

Tek TFT-ja s’mjaftuan për fitore, Landrius Horton me 19 pikë e Strahil Nikolov me 16 sosh.

Prishtina tash ka 3 fitore e 2 humbje në BIBL, derisa TFT pësoi humbjen e katërt, karshi 3 fitoreve.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.