Basketboll

VAZHDON SHKËLQIMI I ARLIND KONJUHIT NË USA

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti me prejardhje nga Kosova, por i lindur dhe rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Arlind Konjuhi po vazhdon të shkëlqejë në basketboll.

15 vjeçari e ka nisur në mënyrë fantastike edicionin e ri në ligën e Gjimnazeve në Houston me ekipin ”Cy Fair”, duke qenë pothuajse për çdo ndeshje lojtari i ndeshjes.

Në duelin e djeshëm ndaj kundërshtarit, Konjuhi ka qenë fantastik me 27 pikë, 5 kërcime, 3 asiste e 5 vjedhje topash.

Djaloshi kosovar që në Kosovë vije nga qyteti i Vushtrrisë, luan edhe në ekipin e yllit të Sacramento Kings, De’Aaron Fox por që me skuadrën në fjalë nuk e ka nisur ende stinorin.

Konjuhi në verë debutoi edhe me Përfaqësuesen e Kosovës U16 me të cilët e fitoi grupin F të European Challengersit dhe ishte prej individëve më të dalluar të turneut me 19.5 pikë, 3.5 kërcime e 3 asiste për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.