Prishtinë(AsistiOnline) – Vëllaznimi e ka mbyllur stinorin vjeshtor të Ligës së parë me fitore dhe si lider.
Skuadra gjakovare ka triumfuar thellë ndaj Feronikelit 110-66.
Gjashtë basketbollistë arritën pikë dyshifrore në këtë fitore të ekipit të Sterles dje, Atik Koshi(19), Rron Dahsyla(18), Bardhi Rexha(18), Driton Rraci e Engjull Sollova(16) dhe Besnik Azemi(12).
Te Nikli Bunjan Hasku kishte 18 pikë dhe Butrint Gashi e Kreshnik Tigani nga 14 sosh.
Vëllaznimi mbylli stinorin vjeshtor si kampion me 9 fitore nga po aq ndeshje dhe 19 pikë e Feronikeli i fundit dhe i vetmi pa asnjë fitore në Ligën e parë.
/AsistiOnline.com/