Basketboll

TREPÇA ME FITORE RUTINORE NDAJ DRITËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Trepça e ka fituar fare lehtë duelin e xhiros 24 në ArtMotion Superligë ndaj Dritës

Mitrovicasit kanë triumfuar thellë ndaj gjilanasve dhe pa ndonjë telashe me epilogun final 107-47, duke fituar të gjitha periodat thellë dhe rrjedhimisht sfida s’kishte ndonjë historik.

I gjithë ekipi i Trepçës luajti dhe 11 nga 12 në roster shënuan pikë e më të dalluarit ishin, Ty Cockfield me 17, Mike Edwards me 16, Drilon Hajrizi me 12 dhe Samir Zekiqi me 11 sosh.

Te Drita pikë dyshifrore kishte vetëm Qëndrim Demi, 16 sosh.

Pas xhiros 24, Trepça vazhdon ndjekjen e kreut nga vendi i dytë me 41 pikë, 17 fitore e 7 humbje, derisa Drita mbetet e fundit dhe pa asnjë fitore sivjet në elitë.

Xhiron e ardhshme, Trepça i shkon Pejës e Drita luan me Prizrenin 16.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.