Basketboll

BOSHNJAKU DZANAN MUSA NË REAL MADRID

Prishtinë(AsistiOnline) – Dzanan Musa është zyrtarisht anëtari më i ri i Real Madridit pasi ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin më të trofeshëm evropian.

Real Madridi ka arritur marrëveshje me basketbollistin boshnjak, Dzanan Musa dhe lojtari do jetë i lidhur me klubin mbretëror në dy sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2024.

Plejmejkeri boshnjak vjen nga një sezon i mrekullueshëm në elitën spanjolle me Breoganin, tek të cilët luajti me mesatare prej 20.1 pikëve, 5.1 kërcimeve dhe 3.1 asistimeve, gjersa u përzgjodh MVP i stinorit të rregullt, edhe pse skuadra e tij nuk arriti në play-off.

Musa përfundoi në mënyrë triumfuese ndeshjet me kombëtaren e Bosnjës në kualifikimet për Botëror, duke realizuar koshin e fitores që e dërgoi vendin e tij në fazën tjetër të turneut.

Deri më tani, Reali ka zgjatur kontratën e kapitenit Sergio Llull, ndërsa është ndarë me tre lojtarë, Jeff Taylor, Thompkins dhe Thomas Heurtel. Klubi pritet të rikthejë në ekip edhe veteranin Sergio Rodriguez dhe gjithashtu të mbajë në ekip, Fabien Causeur.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.