Basketboll

MARMARINOS PRITET TA MBYLL AVENTURËN TE KOSOVA PARA KOHËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Grekun, Christos Marmarinos me shumë gjasa mund të mos e shohim më teksa e drejton Përfaqësuesen e Kosovës A.

Rezultatet e fundit të Kosovës në parakualifikime për Eurobasket 2025, por edhe e kaluara aspak pozitive, ka bërë që ulësja e tij të luhatet për së tepërmi te Kosova.

AsistiOnline.com ka mësuar se Marmarinos është afër shkarkimit nga posti që mban te Kosova dhe sipas të gjitha gjasave, ndeshja ndaj Danimarkës ka qenë e fundit për të, që do ta drejtonte Kosovën.

Me ose pa dëshirën dhe me ose pa fajin e tij, Marmarinos pritet ta lërë postin te Kosova, pasiqë ekipi ynë e vulosi edhe një dështim në garat ndërkombëtare, duke mos mundur që kurrsesi të arrijë ndonjë sukses që nga pranimi në FIBA.

Marmarinos e drejtoi Kosovën në 10 ndeshje, duke arritur vetëm tri fitore dhe duke pësuar shtatë herë, për çka ndodhi që publiku kosovar të zhgënjehet maksimalisht dhe sipas të gjitha gjasave pritet të merret vendim zyrtar për shkarkimin e tij.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.