Basketboll

KOSOVA U2O E MBYLL EVROPIANIN ME HUMBJE DHE NË POZITËN E 12-TË

Prishtinë(AsistiOnline) – Kosova U20 te meshkujt e ka mbyllur me disfatë, Kampionatin Evropian në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Djelmoshat tanë janë mposhtur sot pikërisht nga Gjeogjia me shifrat 79-116, në duelin e fundit të këtij turneu.

Realisht, kjo ndeshje nuk kishte ndonjë historik interesant me ekipin nikoqir që dominoi krejtësisht dhe fitoi pa ndonjë telashe e Kosova sot, luajti e ç’orientuar dhe disi e ndikuar nga humbja e djeshme.

Alo-qendra prishtinase, Bardh Istrefi për ndeshjen e dytë me radhë ishte më i dalluari te Kosova edhe sot me 21 pikë e 12 kërcime (double-double), derisa nga 14 pikë kishin, Don Polloshka e Donat Rexhepi.

Kosova e mbylli këtë Evropian në pozitën e 12-të me 5 humbje e 2 fitore.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.