Basketboll

PRISHTINA KONFIRMON LAJMET E ASISTIT, VAZHDON ME ZEQIRIN DHE JANJEVËN

Prishtinë(AsistiOnline) – Jetmir Zeqiri dhe Muhamedali Janjeva do të mbeten edhe për një stinor te Prishtina.

Është faqja zyrtare e klubit kryeqytetas që ka bërë të ditur se dyshja në fjalë i kanë vazhduar kontratat me klubin e që të dyja lajmet i kishte paralajmëruar paraprakisht ekskluzivisht AsistiOnline.com

EKSKLUZIVE: JETMIR & LEJSON ZEQIRI VAZHDOJNË ME PRISHTINËN

EKSKLUZIVE: JANJEVA PRITET TË QËNDROJË TE PRISHTINA

Përndryshe te klubi i Prishtinës deri tani është kompletuar edhe shtabi teknik me në krye turkun, Ekrem Memnun dhe ndihmësit e tij: Murat Bilge, Andin Rashica dhe Adonis Morina.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.