Basketboll

FBK miraton kërkesën e tifozëve të Trepçës për udhëtim në Gjakovë

Prishtinë(AsistiOnline) – Federata e Basketbollit të Kosovës nëpërmjet informatorit të saj, ka njoftuar sot se do të lejojë udhëtimin e tifozëve të Trepçës në Gjakovë gjatë fundjavës.

Në vendimin e komisionit të garave të lëshuar në sajtin zyrtar të FBK-së, thuhet se kërkesa e klubit mysafir është miratuar dhe urdhërohet klubet, Vëllaznimi e Trepça t’ju përmbahen dispozitave të nenit të FBK-së.

Miratohet kërkesa e KB Trepça për udhëtim të organizuar të tifozëve të këtij klubi në ndeshjen e xhiros VII me KB Vëllaznimi. Udhërohen KB Vëllaznimi e KB Trepça të veprojnë sipas dispozitave të nenit 10 të PG-së”.

E në njoftim të FBK-së, tutje thuhet se për miratimin e kërkesës së Trepçës, Komisioni i Garave ka marrë parasysh këto fakte:

”I. KB Trepça ka dërguar me kohë kërkesën për rezervim të biletave dhe udhëtim të shikuesve mysafir në mënyrë të organizuar.

II. Në komunikim me anëtarë të KG-së zyrtarët e KB Vëllaznimi kanë shprehur brengën e tyre për sigurinë, por nukk e kanë argumentuar dhe nuk kanë dhënë dëshmi nga organet e sigurisë se udhëtimi i tifozëve mysafir në atë ndeshje paraqet rrezik të lartë.

III. Kemi pasur edhe praktika tjera të udhëtimit të tifozëve mysafirë në ndeshje”, shkruan në njoftim.

Megjithatë, për këtë vendim duket se nuk është pajtuar ekipi i Vëllaznimit dhe mbetet të shihet se cilat do të jenë veprimet e tyre.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.