Basketboll

Përballja e dytë gjysmëfinale, mes Bashkimit dhe Penzës

Prishtinë(AsistiOnline) – Në përballjen e dytë gjysmëfinale të Superkupës Mbarëkombëtare për femra, do të kemi duel kosovar.

Në këtë sfidë do të takohen, Bashkimi dhe Penza.

Vashat prizrenase në edicionin e kaluar fituan Kupën dhe Superkupën e Kosovës, kurse Penza u shpall kampione e Kosovës dhe fitoi Superkupën Mbarëkombëtare. Andaj, dy skuadrat nga Kosova shpresojnë të fitojnë trofeun e çmuar sivjet.

Ndeshja fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në njërën nga kanalet e sportit (Art Sport/KSport) në të gjitha platformat vendore.

Organizatore e këtij turneu dy ditor, është pikërisht skuadra e Bashkimit.

Finalja luhet nesër me fillim nga ora 19:00.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.