Basketboll

Zyrtare: Erving Walker rikthehet në Kosovë, por jo te Trepça

Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-basketbollisti i Trepçës, Erving Walker është rikthyer përsëri në Kosovë.

Por kësaj radhe, plejmejkeri amerikan është zyrtarizuar si lojtar i Sigal Prishtinës.

Amerikani Erving Walker, 32 vjeçar, i cili luan në pozitën 1, është transferi më i ri në skuadrën tonë.
Walker ka një karrierë të bujshme me skuadra të njohura si: Zielona Gora (Poloni), Chalon, Dijon dhe Strasbourg (Francë), Demir İBB dhe Pınar Karşıyaka (Turqi).
Në sezonin 2018/19, Walker ishte pjesë e Pınar Karşiyakas në Superligën Turke dhe FIBA Europe Cup ku për 44 ndeshje luajti me mesatare prej 12.1 pikë, 3.1 asiste për ndeshje.
Kurse në sezonin 2020/21 u transferua tek Trepça, ku ka luajtur me 19.3 pikë dhe 5 asiste për ndeshje por i cili u lëndua rëndë dhe humbi sezonin.
Walker sot ishte transferi i dytë te Prishtina, pas qendrës amerikane, Brooks DeBisschop.
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.