Basketboll

Hidhet shorti i plotë i Ligës Unike

Është hedhur shorti për edicionin 2022-23 në Ligën Unike te meshkujt.

Në këtë garë do të marrin pjesë katër skuadrat më të mira nga Kosova dhe katër më të mirat nga Shqipëria.

Kampione aktuale është Peja. Do të zhvillohen gjithsej 14 xhiro, me sistem vajtje-ardhje dhe më pas do të përcaktohen katër skuadrat më të mira, që do të luajnë në “Final-Four”, për titullin e kampionit.

Nga Kosova do të garojnë: Golden Eagle Ylli, Trepça, Peja dhe Ponte Prizreni, kurse nga Shqipëria: Tirana Neptun, Apolonia, Teuta dhe Kamza.

Faktikisht u zhvillua një ndeshje mes Pejës dhe Ponte Prizreni, ku prizrenasit fituan 75:81, duke ia shkaktuar humbjen e parë verdhezinjëve.

Peja në xhiron e parë do të jetë mysafire e Kamzës, kurse kampioni i Kosovës, Golden Eagle Ylli do të ndeshet me Tirana Neptun.

Apolonia që për herë të parë do të garojë në Ligën Unike do të ndeshet me Ponte Prizrenin, që po ashtu debuton në këtë garë, kurse sfida tjetër është ndërmjet Trepçës dhe Teutës së Durrësit.

Orari

Java I  16/17 Nëntor 2022

GOLDEN EAGLE YLLI – TIRANA NEPTUN

APOLONIA –  PONTE PRIZRENI

TREPÇA – TEUTA

KAMZA – PEJA

Java II  23/24 Nëntor 2022

TIRANA NEPTUN – PEJA

TEUTA  – KAMZA

PONTE PRIZRENI – TREPÇA

GOLDEN EAGLE YLLI – APOLONIA

Java III   14/15 Dhjetor 2022

APOLONIA – TIRANA NEPTUN

TREPÇA – GOLDEN EAGLE YLLI

KAMZA – PONTE PRIZRENI

PEJA – TEUTA

Java IV  11/12  Janar 2023

TIRANA NEPTUN – TEUTA

PONTE PRIZRENI – PEJA

GOLDEN EAGLE YLLI – KAMZA

APOLONIA – TREPÇA

Java V   18/19 Janar 2023

TREPÇA – TIRANA NEPTUN

KAMZA – APOLONIA

PEJA – GOLDEN EAGLE YLLI

TEUTA  – PONTE PRIZRENI

Java VI  25/26 Janar 2023

TIRANA NEPTUN – PONTE PRIZRENI

GOLDEN EAGLE YLLI – TEUTA

APOLONIA – PEJA

TREPÇA – KAMZA

Java VII  1/2 Shkurt 2023

KAMZA –  TIRANA NEPTUN

PEJA – TREPÇA

TEUTA – APOLONIA

PONTE PRIZRENI – GOLDEN EAGLE YLLI

Java VIII    8/9 Shkurt 2023

TIRANA NEPTUN – GOLDEN EAGLE YLLI

PONTE PRIZRENI – APOLONIA

TEUTA – TREPÇA

PEJA – KAMZA

Java IX   22/23 Shkurt 2023

PEJA – TIRANA NEPTUN

KAMZA – TEUTA

TREPÇA – PONTE PRIZRENI

APOLONIA –  GOLDEN EAGLE YLLI

Java  X   1/2 Mars 2023

TIRANA NEPTUN – APOLONIA

GOLDEN EAGLE YLLI – TREPÇA

PONTE PRIZRENI  – KAMZA

TEUTA – PEJA

Java XI 8/9 Mars 2023

TEUTA – TIRANA NEPTUN

PEJA – PONTE PRIZRENI  75:81

KAMZA – GOLDEN EAGLE YLLI

TREPÇA – APOLONIA

Java XII   15/16 Mars 2023

TIRANA NEPTUN – TREPÇA

APOLONIA – KAMZA

GOLDEN EAGLE YLLI – PEJA

PONTE PRIZRENI – TEUTA

Java XIII   22/23 Mars 2023

PONTE PRIZRENI – TIRANA NEPTUN

TEUTA  – GOLDEN EAGLE YLLI

PEJA- APOLONIA

KAMZA- TREPÇA

Java XIV 29/30 Mars 2023

TIRANA NEPTUN – KAMZA

TREPÇA – PEJA

APOLONIA- TEUTA

GOLDEN EAGLE YLLI –  PONTE PRIZRENI

FINAL FOUR  5/6  PRILL 2023

Komentet janë të mbyllura.