Për natë të mirë: Jon Ismaili shkëlqen në debutimin e tij në SHBA
Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti i talentuar kosovar, Jon Ismajli e ka bërë debutimin e tij të shumë pritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai e ka zhvilluar ndeshjen e parë të kampionatit me ekipin e Gill St. Bernard’s, duke shënuar 11 pikë, asistuar 8 herë për bashkëlojtarët dhe kapur 7 topa nën-tabelë.
Ekipi i Jonit e fitoi këtë ndeshje ndaj Bridgewater-Raritan me rezultat të thellë 40-66 e Joni ishte lojtari i dytë më efikas i ekipit.
Të kujtojmë se Joni është vetëm 16 vjeç, ai sivjet kaloi për të jetuar dhe vazhduar karrierën prej basketbollisti në SHBA.
Joni kaloi tek ekipi i Gill St.Bernard’s me insistimin e trajnerit me prejardhje shqiptare, Mergim Sina i cili edhe e drejton ekipin ku luan, Ismajli.
Plejmejkeri i ri kosovar, ka qenë edhe pjesë e gjeneratave të reja të Përfaqësueses së Kosovës (U16, U18).
/AsistiOnline.com/
Komplet ndeshja debutuese e Jonit me Gill St.Bernard’s:
Komentet janë të mbyllura.