Basketboll
photo by: @Shpend Ahmeti

Prishtina vazhdon formën fantastike, rikthen kreun e tabelës

Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina e ka vazhduar formën fantastike në Superligën e Kosovës edhe në këtë vikend.

Ekipi kryeqytetas triumfoi sonte ndaj Ponte Prizrenit me 20 pikë dallim, 72-52.

Pjesa e parë e duelit ishte pak më e ngushtë (15-12, 18-12) dhe pëfundoi me shifrat 33-24 në favorin e prishtinasve, gjersa dallimi kryesor u bë në të dytën e sidomos në periodën e fundit (15-12, 24-16).

Brooks Debisschop, Dustin Thomas e Dardan Berisha me nga 16 pikë, ishin treshja më e dalluar e prishtinasve në këtë fitore.

Te Ponte Prizreni u dalluan, Cameron Williams shënoi 14 pikë e Leon Gilmore me 10 sosh.

Në xhiron e ardhshme, Prishtina i shkon Pejës e Ponte Prizreni e pret Trepçën.
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.