Basketboll

“Karagaçi” sot mirëpret derbin e madh mes Pejës e Prishtinës

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot zhvillohet dueli kryesor i xhiros 22 në elitën e basketbollit kosovar.

Peja dhe Prishtina, takohen në “Karagaç” për të kërkuar fitoren e madhe e cila do t’ju shërbente shumë para ndeshjeve të Kupës, por edhe vazhdimësinë e kampionatit.

Skuadrat kanë pasur formë të ndryshme, me verdhezinjtë që e nisën për mrekulli kampionatin, kurse bardhekaltrit nuk dinë për humbje në xhirot e fundit. Në takimet mes tyre në këtë edicion, pejanët fituan dy ndeshjet e para, kurse në të tretën fitoi bindshëm Prishtina 83:45.

Kjo ndeshje fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Sport1 & KLAN KOSOVA në të gjitha platformat televizive vendore etj.

Për çdo risi para e gjatë ndeshjes, rezultatin pas çdo çereku, por edhe raportin final, i gjeni në ueb-sajtin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit  – AsistiOnline.com

 

 

Komentet janë të mbyllura.