Basketboll

Valentin Spaqi përforcon shtabin teknik të Prishtinës

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra më e suksesshme kosovare, Sigal Prishtina si zakonisht edhe sivjet është në kërkim të trofeve.

Prishtinasit që dje e fituan derbin për pozitën e parë ndaj Golden Eagle Yllit, së fundmi kanë bërë edhe një lëvizje tejet me vend për ekip.

Shtabin teknik të kryeqytetasve e ka përforcuar ish-basketbollisti i spikatur prizrenas e tash trajner me shumë perspektivë, Valentin Spaqi.

Ish-kapiteni Bashkimit që në të kaluarën ka luajtur në skuadrat më të mëdha kosovare, ka përvojë edhe si trajner në ekipe si Besa e Pejës, Rahoveci e As Prishtina.

Vlen të ceket se si kryetrajner, Spaqi e kishte inkuadruar Rahovecin në elitën e basketbollit për herë të parë në histori të klubit, ndodhi kjo gjatë vitit 2016.

Vitin e kaluar, Spaqi ishte selektor i Kosovës U16 te meshkujt, gjersa ka qenë edhe trajner në Qendra Nacionale të Basketbollit e organizuar nga FBK-ja.

Spaqi, veçse iu është bashkuar shtabit teknik të Prishtinës në krye me Ahmet Kandemirin në fitoren e djeshme të bardhekaltërve ndaj Golden Eagle Yllit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.