Basketboll

Super-përballje sot në kryeqytet, Prishtina dhe Trepça kërkojnë finalen për titull

Prishtinë(AsistiOnline) – Një super-përballje basketbollistike kosovare na pret sot në kryeqytet.

Në duelin e fundit të serisë gjysmëfinale nga maksimumi i ndeshjeve, Prishtina dhe Trepça, takohen në Pallatin e Sporteve në kryeqytet, për të kërkuar fitoren e cila do ti dërgonte në finalen e madhe.

Seria aktuale e ndeshjeve mes këtyre dy ekpeve është 2-2, me të dyja ekipet që kanë fituar nga dy herë në sfidat si vendase, gjersa rëndësia e duelit të sotëm është tepër e madhe, pasi fitorja dërgon në finale.

Fituesi i kësaj ndeshje, kualifikohet në finale ku do të përballet me Pejën.

Ndeshja fillon nga ora 17:15 dhe transmetohet direkt në Sport1 e Klan Kosova, në të gjitha platformat televizive vendore, nën-komentimin e Lirim Pecit.

Pesëshet startuese, rezultatin pas çdo çereku, raportin final, por edhe të rejat para dhe pas ndeshjes, si zakonisht mund ti gjeni në sajtin e vetëm shqiptar dedikuar ekskluzivishr basketbollit – AsistiOnline.com

 

 

Komentet janë të mbyllura.